Rrugët e qyteteve të mëdha në Gjermani janë mbushur nga mijëra njerëz, të cilët kundërshtojnë ashpërsimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në Rostock, demonstruesit u përpoqën të thyejnë barrierat e policisë. Këta të fundit përdorën shkopinjtë për t’u kundërpërgjigjur.
Advertisement
Mijëra njerëz kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj masave kufizuese edhe në Dresden e Leipzig, ku policia u mundua të shpërndante turmat, që po protestonin pa leje.
Advertisement
Gjatë protestave pati sulme të shumta kundër oficerëve të policisë me gurë, mjete piroteknike dhe shishe.
Advertisement