Maqedoni, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në drejtimin rrugor A2 Sveti Nikole – Milladinovci në kilometrin e 10-të para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes dhe shembjes së madhe, komunikacioni është rikahëzuar vetëm në një korsi në gjatësi prej 150 metra.

Nga LAMM informojnë se në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim adekuat rrugor, ndërsa pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet vozitje e kujdesshme.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Advertisement

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht nëpër rrugë në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Prej 15.11.2021 në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2022.

Maqedoni, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy