
Një atentat me tritol tronditi kryeqytetin këtë të premte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 të mëgjesit në afërsi të rrethit të Selitës në Unazë të Re, ndërsa mbetën të plagosur rëndë Mikel Harizaj 42-vjec dhe Serini Dumi 26-vjeç.
Makina tip “Mazda” me të cilën ata po udhëtonin u hodh në erë teksa ishte në ecje. Si pasojë morën plagë të shumta në trup, shoferi i mjetit 42-vjeçari Mikel Harizaj si dhe i riu që ishte pasagjer.
Ata u transportuan me urgjencë drejt spitali të Traumës, ku mësohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime pranë grupit hetimor thanë se lënda plasëse, e llojit minë me telekomandë dhe ishte vendour në krahun e shoferit, i cili dyshohet të ketë qenë dhe objekt i sulmit.
Shkak besohet të jenë bërë konfliktet e 42-vjeçarit i cili rezulton me precedent penal. Ai është arrestuar në 2009 pasi tentoi të vrasë 3 persona me granatë pas një sherri të ndodhur në një lokal.
Mikel Harizaj është pronar i dy biznesve në zonën e xhamllikut, ndërsa 26-vjeçarin Serini Dumi e kishte punësuar si kamarier. Në momentin e ngjarjes, 42-vjeçari po e çonte të riun në shtëpi.
Ndërkohë hetuesit kanë marrë dëshmitë e para ndërsa sekuestruan kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës ku kishte parkuar makinën 42 vjeçari për identifikimin e autorëve.
Burime policore bene me dije se atentati ka lidhje me shperthimin e nje sasie tritoli para pak ditesh ne Cerrik, ku mbeti i vdekur Erjon Rexhepi. Ky I fundit dyshohet se ishte porositur per te vendosur lenden eksplozive ne makinën e biznesmenit Harizajt, por ajo i shpertheu ne duar.
Per zbardhjen e ngjares po bashkepunon policia e Tiranes dhe ajo e Elbasanit.