
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet në përmbushjen e objektivit të tij për të marrë selinë blu.
Pas protestës së 8 janarit, ku nuk munguan incidentet, ish-lideri historik i të djathtës vijon të bëjë thirrje për protesta të tjera më të fuqishme.
Advertisement
Këtë të hënë, ai i është drejtuar me një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha, të cilit i bën të qartë vazhdimin e “revolucionit”.
“Asgjë nuk mund të pengojë revolucionin paqësor në realizimin e objektivave tona historike”, shkruan Berisha.
Advertisement
Protesta e të shtunës para selisë së PD u shoqërua me tensione, përleshje e akte dhune mes demokratëve. Disa protestues u dërguan në spital për mjekim pas përplasjeve, ndërsa dhjetëra të tjerë u shoqëruan nga policia.