![Toka nuk gjen qetësi/ Sërish lëkundje tërmeti në Korçë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/08/termet-3-768x432-2-e1576374094216.jpg)
Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Follorinë të Greqisë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë, konkretisht në Korçë. Sipas EMSC epiqendra e tërmetit me madhësi 4.3 të shkallës rihter, ka qenë 8 km larg Florinas ndërsa thellësia ka qenë 1 km.
Advertisement
Mbrëmjen e të dielës Follorina u godit nga një tërmet edhe më i fortë ndërsa lëkundjet e tij u ndjenë në disa zona në Shqipëri, përfshirë këtu edhe kryeqytetin.
Advertisement