Bisedimet mes Moskës dhe perëndimit kanë dështuar të përafrojnë qëndrimet mes palëve sa i takon cështjeve të sigurisë dhe veccanërisht tensioneve në Ukrainë. Në një konferencë për shtyp këtë të premte, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusisë i ka humbur durimi dhe pret përgjigje të shkruar lidhur me kërkesat për garanci të sigurisë brenda një jave.
SERGEI LAVROV
MINISTER I JASHTEM, RUSI
Advertisement
“Nuk mund të presim në pafundësi që Perëndimi t’iu përgjigjet kërkesave tona. Na ka humbur durimi. Perëndimi po nxitet nga arroganca dhe ka përkeqësuar tensionet duke shkelur obligimet e tij. Rusia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sa i përket sigurisë në Evropë përmes respektit dhe balancimit të interesave. Moska ka një sërë opsionesh për tu përgjigjur nëse refuzohen propozimet e sigurisë.”
Deklaratat e shefit të diplomacisë ruse, vijnë një ditë pasi Shtëpia e Bardhë nënvizoi se kërcënimi për një pushtim të mundshëm të Ukrainës është i lartë. Kërkesat ruse kanë të bëjnë me ndalimin e zgjerimit të NATO-s nga lindja dhe mosdërgimin e trupave në Ukrainë apo në shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik.Uashingtoni dhe aleatët i kanë kundërshtuar fuqishëm ato dhe kanë paralajmëruar Rusinë për pasoja të mëdha nëse sulmon Ukrainën.