
Pasditen e sotme pritet që Kuvendi të nisë punimet për sesionin e dytë parlamentar të legjislaturës së dhjetë.
Në rendin e ditës, faqja e Kuvendit ka njoftuar vetëm një pikë për diskutim atë të miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe fjala përshëndetëse e presidentit turk Rexhep Tayp Erdogan.
Advertisement
Po sot në Kuvend pritet të rikthehet edhe ish-kryeministri Sali Berisha pas një mungese të gjatë që pas përjashtimit nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Berisha ka deklaruar se do të ulet në vendin e tij të deputetit bashkë me mbështetësit e tij, pjesë e Komisionit të Rithemelimit në PD.
Advertisement