minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
“Borxhet e shpejta”/ Braçe paralajmëron qytetarët: Mos u josh e mos u jep pas reklames banale - Struga.info


“Borxhet e shpejta”/ Braçe paralajmëron qytetarët: Mos u josh e mos u jep pas reklames banale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Borxhet e shpejta”/ Braçe paralajmëron qytetarët: Mos u josh e mos u jep pas reklames banale

Deputeti i PS, Erion Braçe është ndalur tek “borxhet e shpejta”.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe u bën thirrje qytetarëve të mos gënjehen pas reklamave, sepse sipas tij, pas nje flete që firmos janë shumë para që do paguhen.

 

Advertisement

Braçe thotë Banka e Shqipërisë ka publikuar normën efektive maksimale të interesit për banka e institucione financiare, jo banka.

 

“ME NE FUND KA TRANSPARENCE PER “BORXHET E SHPEJTA”!
“TAK FAK”, “PER 7 MINUTA”, “SI MI DO” ETJ, JANE NE DRITE TE DIELLIT!
Banka e #SHQIPERISE ka publikuar NORMEN EFEKTIVE MAKSIMALE TE INTERESIT per banka e institucione financiare jo banka, per 6 muajt qe nisen;

Per shumat deri ne 200 MIJE LEKE:
per BORXHIN ME KESTE, interesi maksimal eshte 171.41%
per OVERDRAFT, interesi maksimal eshte 19.55%
per KARTEN E KREDITIT, interesi maksimal eshte 27.28%
Per shumat nga 200 MIJE deri ne 2 MILION LEKE:
per BORXHIN ME KESTE, interesi maksimal eshte 38.79%
per OVERDRAFT, interesi maksimal eshte 16.75%
STUDENTE, BUJQ apo cilido qe i drejtohet borxheve te shpejta;

Advertisement

 

A e kupton tani se pas nje flete, nje flete te vetme qe firmos apo dhjetera fleteve te nje kontrate qellimisht te komplikuar e qe ti nuk e kupton, JANE SHUME PARA QE DO PAGUASH?!

 

“Si mi do zemer, si mi do”-“Per 7 minuta” ben qe te te vere poshte borxhi, te punosh per borxhin!
Mos u josh e mos u jep pas reklames banale per tek BORXHET E SHPEJTA;
Nuk ua thone ne to keto interesa!
Mendohu mire kur firmos e merr parate, tani interesat jane publike, beje vete llogarine, KANE REZULTUAR ZHVATJE E JANE ZHVATJE!”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy