minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Greqia shtyn masat kufizuese për shqiptarët, çfarë duhet të keni parasysh - Struga.info


Greqia shtyn masat kufizuese për shqiptarët, çfarë duhet të keni parasysh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia shtyn masat kufizuese për shqiptarët, çfarë duhet të keni parasysh

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 Shkurt 2022.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit ose test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike 👉  https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Advertisement

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy