“Rrugorët” monitorojnë shoferët, këshillohen të perdorin goma dimërore në aksin…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rrugorët” monitorojnë shoferët, këshillohen të perdorin goma dimërore në aksin…

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin po krijojnë akull e ngrica në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

 

Aksi nacional Elbasan-Qafë Thanë mbetet një rrezik për shoferët që lëvizin pa goma dimërore. Për këtë arsye policia ka rritur masat me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në të gjithë këtë segment janë vendosur pesë patrulla, të cilat monitorojnë dhe këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë.

 

Advertisement

Kontrollet zhvillohen në të gjithë aksin problematik.

 

Për shkak të fluksit të shtuar te vizitoreve drejt juglindjes, autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të shmangin oraret e papërshtatshme për të lëvizur, edhe pse rrugët janë të hapura.

 

Advertisement

“BASHKIM BIÇAKU

SHEF I QARKULLIMIT RRUGOR, ELBASAN

Drejtuesit të jenë të pajisur me goma dimërore me zinxhirë.  Duhet të shmangin orët e papërshtatshme që ka temperatura të ulëta që të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, për të mos krijuar rrezik për vete dhe të tjerët. Aksi është i kalueshëm, nuk ka probleme.”

 

Advertisement

Policia thotë se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor.

 

“SELMA BALLA

EFEKTIVE E POLICISE RRUGORE

Advertisement

Jemi duke patrulluar 24 orë. I këshillojmë të gjitha mjetet që kalojnë për përdorimin e zinxhirëve gomave dimërore që të mos kenë probleme në qarkullim dhe aksidente.”

 

Rruga kombëtare nga Elbasani në Qafë Thanë kalon në pjesën më të madhe të gjatësisë së saj, buzë lumit Shkumbin dhe ka shumë kthesa. Ajo konsiderohet e rrezikshme, nëse nuk respektohen rregullat e qarkullimit.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy