
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se SHBA nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi kërkesat e Rusisë për Ukrainën dhe NATO në një përgjigje me shkrim paraqitur Moskës këtë të mërkurë.
Rusia kërkoi garanci që NATO të mos pranojë kurrë Ukrainën dhe vende të tjera ish-sovjetike si anëtare të aleancës ushtarake.
Gjithashtu Moska kërkoi që NATO të tërheqë trupat që ka aktualisht në vendet e ish-bllokut sovjetik.
“Nuk ka asnjë ndryshim, nuk do të ketë asnjë ndryshim”, ka deklaruar Blinken në përgjigjen ndaj Rusisë.
Advertisement
Përgjigja e SHBA i është dorëzuar zv.ministrit të Jashtëm rus, Alexander Grushko nga ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan.