Osmani nuk komenton akuzat e Dimitrovit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri Bujar Osmani sonte deklaroi se nuk do të komentojë akuzat e ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Nuk dëshiroj të bëj replika me ish-kolegun tim. Nuk do të komentoj dhe mund t’i dëshiroj vetëm sukses në punën dhe angazhimin e tij”, tha Osmani.

Ai theksoi se kanë punuar bashkë dhe kanë arritur rezulatete.

“Mendoj se janë reagime të momentit, por më mirë të përmbahem. Pas disa muajve, nëse e përsërisin do të jepja deklaratë”, tha Osmani.

Advertisement

Kujtojmë se ish-zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov kur dha dorëheqje nga pozita u shpreh se nuk ka besim te ministri Osmani në bisedimet me Bullgarinë për shkak se, sipas tij, Osmani me çdo kusht dëshiron sukses./Telegrafi/

The post Osmani nuk komenton akuzat e Dimitrovit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy