Hiqen kufizimet për të vaksinuarit; Australia hap kufijtë në 21 shkurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hiqen kufizimet për të vaksinuarit; Australia hap kufijtë në 21 shkurt

Pas dy vitesh nën një regjim të rreptë kufitar, Australia ka vendosur të rihapet më 21 shkurt, për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht.

 

Ky është një lajm i mirë edhe për studentët ndërkombëtarë, të cilët janë përballur me kërkesa të rrepta qëkurse ka nisur pandemia.

 

Advertisement

SCOTT MORRISON

 

KRYEMINISTER, AUSTRALI

 

Advertisement

“Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur morëm vendimin për të mbyllur kufijtë me Australinë. Më 21 shkurt do të rihapemi për të gjithë mbajtësit e vizave dhe gjithashtu nëse jeni të vaksinuar plotësisht, ne mezi presim t’ju mirëpresim sërish në Australi”.

 

Australia shtohet në listën e gjatë të vendeve që janë rihapur, pasi niveli i vaksinimit ka arritur objektivin e më shumë se 80%.

 

Advertisement

Por ndërkohë në kryeqytetin kanadez, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi numri i kamionistëve protestues e ka tejkaluar atë të forcave të policisë, duke kërcënuar sigurinë e banorëve.

 

Qendra e Otavës është paralizuar, me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët, prej më shumë se një jave tashmë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy