“Kushdo që sulmon demokracinë do të më ketë kundërshtar”/ Meta publikon mesazhin e presidentit gjerman

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kushdo që sulmon demokracinë do të më ketë kundërshtar”/ Meta publikon mesazhin e presidentit gjerman

Presidenti Ilir Meta ka publikuar mesazhin e presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

 

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka kujtuar qëndrimin e Steinmeier për detyrën e tij të presidentit.

 

Advertisement

Në mesazhin e presidentit gjerman thuhet; “Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokracinë më ka në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”

 

“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.”, shkruan Meta.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy