
Mbretëresha Elizabet ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka dhënë Pallati i Bakingamit.
Sipas tij, 95-vjeçarja ka simptoma të lehta dhe do të vijojë me “detyra të lehta” në Windsor, gjatë javës së ardhshme.
“Ajo do të ndiqet nga stafi mjekësor dhe do të ndjekë procedurat e përcaktuara nga autoritetet”, tha Pallati në një komunikatë për shtyp.
Mbretëresha, sipas BBC, ka qenë në kontakt me djalin e saj të madh Charles, Princin e Uellsit, i cili doli pozitiv javën e kaluar.
Mësohet se një numër i konsiderueshëm rastesh me Covid-19 janë konfirmuar në ekipin e Kështjellës Uindsor.
Lajmi vjen disa javë pasi Mbretëresha u bë monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, duke arritur jubileun e saj Platinum prej 70 vjetësh në detyrë më 6 shkurt.
Ajo kreu angazhimin e saj të parë të madh publik për më shumë se tre muaj në prag të jubileut, duke takuar punonjës të një fondacioni bamirës në Sandringham House.
Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Witchell, tha se mund të konsiderohet absolutisht e sigurt që Mbretëresha është vaksinuar plotësisht.