
Ministrja për Infrastrukturën Belinda Balluku po dëshmon ditën e sotme në Komisionin Hetimor për inceneratorët.
E pyetur se pse nuk ka filluar prodhimi i energjisë dhe dalja e saj në treg nga inceneratorët, Balluku u shpreh se është ERE ajo që vendos çmimin dhe se kjo gjë nuk është në kompetencat e ministrisë.
Bushati: Kam këtu tekstin e ministrit të Energjitikës për Elbasanit. A do të beni një nismë ligjore për Fierin?
Balluku: Ju doni një përgjigje tjetër por nuk ua bëj këtë favor. Nuk ju ndihmoj dot. E konsideroj si një nga arritjet më të mëdha se do të prodhohet energji, nga malet e plehrave do të kemi burim energjie te pastër që do të shëndoshë financat e bashkive.
Bushati: Impianti i Elbasanit nuk ka çmim të energjisë që prodhon. A ndiheni përgjegjëse për këtë fakt?
Balluku: Nuk ndihem përgjegjëse dhe pushtetet janë të ndara. Ministria as nuk merr përsipër t’i bëjë përsipër ERE-s kur do nxjerrë çmimin. Ka pasur një proces me ERE, me shkresën e saj kemi një vendim të gjykatës e cila ka pranuar detyrimin e ERE të përcaktojë çmimin. I kemi ri kërkuar ERE për përcaktimin e çmimin, kjo është detyra e ministrisë së Infrastrukturës. ERE është rregullator, ministria e Infrastrukturës. Shpresoj që ERE ta përcaktojë sa më shpejt çmimin.
Bushati: Pse nuk ka dalë në treg kur energjia sot është shumë e lartë?
Balluku: Dalja në treg të lirë duhet bërë në parametrat e legjitimitetit. Dy ditë para dorëzimit të impiantit te bashkia, është vendosur në sekuestro. Do të përdoret sa më shpejt.