minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Banorët sërish në protestë para parlamentit kundër prishjes së shtëpive - Struga.info


Banorët sërish në protestë para parlamentit kundër prishjes së shtëpive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Banorët sërish në protestë para parlamentit kundër prishjes së shtëpive

Për të pestën herë, banorët e 5 Majit, Paskuqanit, Laprakës dhe Kodrës së Priftit protestuan para parlamentit për shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti i rindërtimit dhe rikualifikimit urban.

 

Thirrja e parë e tyre është lirimi i personave të arrestuar që bënë rezistencë gjatë shembjes së banesave të tyre.

 

Advertisement

BANORËT

 

“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! Ti lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi”.

 

Advertisement

 

Banorët kërkojnë që të rishikohen ligjet për shpronësimin, si dhe bëjnë thirrje që SPAK të nisë hetimet.

 

Protestuesit thonë se po përballen me një situatë që I ngjan një lufte.

Advertisement

 

Referuar bashkisë Tiranë, të gjithë qytetarët që preken nga procesi i shpronësimit do të kompensohen 100% me çmimin e referencës, për të njëjtat metra katrorë që kanë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy