![Kievi goditet nga sulme të tmerrshm/ Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen sot](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/02/FMaUTWVXsDAD6M1-e1645766221509-780x439-1-711x400.jpg)
Rusia ka zgjeruar sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u shpreh “sulme të tmerrshme me raketa” kanë goditur Kievin, të cilat ai i krahasoi me granatimet e qytetit të vitit 1941 nga Gjermania naziste.
“Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste”, shkroi ai në Twitter.
Ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të takohen këtë të premte për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës.
Advertisement
Diplomatët thanë se takimi do të përfshijë diskutimin e opsioneve të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe mënyrën se si blloku duhet të merret me Rusinë tani e tutje.