![Pjesa më e madhe e forcave ruse, më shumë se 50 km nga qendra e Kievit](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2022/02/ushtria-ukrainase-ne-mbrojtje-te-kievit-5.jpg)
Pjesa më e madhe e forcave ruse që përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, janë më shumë se 50 km nga qendra e qytetit. Kështu ka raportuar Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke ndarë në median sociale Twitter “Inteligjencën e Mbrojtjes” më të fundit, ajo shton se automjetet e blinduara ruse kanë hapur një rrugë të re përparimi drejt kryeqytetit, pasi nuk kanë qenë të suksesshme në kapjen e Chernihiv, qytet në veri të Ukrainës.
Gjithashtu theksohet se zyrtarët do të vazhdojnë të monitorojnë raportet e “përplasjeve sporadike” midis trupave ruse dhe ukrainasve në periferitë veriore të kryeqytetit.
Advertisement