
Një video emocionuese është publikuar në “Twitter” e filmuar në qytetin e Melitopol, i pushtuar tashmë nga ushtarët.
Një i moshuar u është drejtuar ushtarëve rusë dhe iu thotë se janë kukulla. Ai shprehet në video se është rus që jeton në Ukrainë, por nuk i përkrahë këto veprime.
“Rusët që pushtojnë Ukrainën janë kaq të ndyrë! Cfare po ben ketu? Ne kemi jetën tonë dhe ju keni tuajën. Edhe unë jam rus, por jetoj në këtë vend. Ju keni vendin tuaj dhe ne kemi tonën. A nuk keni ndonjë problem në vendin tuaj? A jeni të gjithë të pasur atje? Turp të keni!”, tha i moshuari, raporton The Guardian.
Grandpa is reprimanding the Russian soldiers in Melitopol like they are children.
Advertisement“I’m also Russian. Don’t you have any problems in the state?” pic.twitter.com/fan9J9Me80
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 26, 2022