FOTOT: “Na ka sulmuar një virus tjetër”, presidenti ukrainas krahason pushtimin rus me pandeminë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT: “Na ka sulmuar një virus tjetër”, presidenti ukrainas krahason pushtimin rus me pandeminë

Presidenti rus Vladimir Putin ka rritur agresionin në Ukrainë, ndërkohë që sot pritet të zhvillohet takimi i dytë i negociatave të paqes. Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në mëngjes ka thënë se bombardimet ruse nuk janë ndalur që nga mesnata.

Zelensky foli edhe për pandeminë, duke kujtuar rastin e parë me Covid në vend, të regjistruar 2 vite më parë. “Por tani na ka sulmuar një virus tjetër”, tha ai.

Zelensky tha se Rusia ka ndryshuar taktik dhe po bombardon edhe objekte civile, pasi e kuptoi se rezistenca ukrainase i hoqi nga duart “fitoren e shpejtë” që kishte parashikuar.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy