
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe Ambasadori i BE Luigi Soreca u takuan sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi, tre ditë para zgjedhjeve të 6 marsit.
Ambasadorja Kim nënvizoi mbështetjen e SHBA-së për të drejtën themelore demokratike të qytetarëve për të votuar sipas vullnetit të tyre, në qetësi, pa kërcënime apo nxitje të panevojshme. Ajo nxiti KQZ-në që të ushtrojë përgjegjësitë e saj në përputhje me ligjin dhe normat ndërkombëtare, përfshi verifikimin e kualifikimit të kandidatëve.
Kim vuri në dukje përgjegjësinë e udhëheqësve politikë për të siguruar që kualifikimet dhe cilësitë e kandidatëve të tyre pasqyrojnë respekt për votuesit shqiptarë dhe statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për në BE.