Pse ndihma e Kinës për Rusinë nuk është e pakufizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse ndihma e Kinës për Rusinë nuk është e pakufizuar

Publikisht Kina ka refuzuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, por formalisht ajo e ka kufizuar aktivitetin e vet financiar e ekonomik me Moskën dhe Minskun.

Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë, e cila zotërohet në pjesën dërrmuese të kapitalit të saj nga qeveria kineze ka pezulluar të gjithë aktivitetet e veta me Rusinë dhe Bjellorusinë, në një hap që mund të tregojë limitet e mbështetjes që Pekini do t’i ofrojë Moskës përballë sanksioneve perëndimore për luftën në Ukrainë.

Banka doli me një deklaratë ku tha se ka lënë pezull të gjitha aktiviteteve e veta në këto dy vende në dritën e situatës financiare dhe ekonomike të krijuar.

“Në këto rrethana dhe në interesin më të mirë të bankës, drejtuesit vendosën që të gjitha aktivitetet e lidhura me Rusinë dhe Bjellorusinë të pezullon dhe projektet e reja të rishqyrtohen”, tha në deklaratë të enjten banka me zyra qendrore në Pekin.

Advertisement

Vendimi i bankës në fjalë është më i ashpri, por edhe bankat e tjera kineze po kufizojnë bashkëpunimin me Rusinë, duke pezulluar për momentin të gjitha marrëveshjet e financimit dhe bisedimet për kreditime të reja.

Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë po financonte dy projekte në Rusi me vlerë 800 mln dollarë dhe nuk kishte asnjë projekt të tillë në Bjellorusi. Për këtë arsye, vendimi i saj konsiderohet pa peshë. Por, simbolika që përcjell ky vendim është e madhe.

Ekspertët thonë se ky vendim provon se ndihma kineze për Rusinë në këtë periudhë nuk mund të ofrohet e pakushtëzuar dhe ajo jo vetëm që nuk mund të mbushë boshllëkun e krijuar nga sanksionet në ekonominë ruse, por edhe do të shmangë në maksimum rrezikun që mund të vijë nga kjo ndihmë, qoftë financiar, qoftë politik.

Kina dhe Rusia kanë përforcuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes tyre vitet e fundit. Vetëm një muaj më parë, Pekini hoqi të gjitha kufizimet për importin e drithërave ruse, ndërsa dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas të cilës Rusia do të furnizojë për 30 vite me radhë me gaz Kinën.

Advertisement

Por, Kina i trembet gjithashtu sanksioneve të perëndimit, ku ka një volum tregtar rreth 1.5 trilionë dollarë. Për këtë arsye, Pekini nuk është i gatshëm që të heqë dorë nga kjo tregti për hir të tregtisë me Rusinë, që në 2020 arriti në 146 miliard dollarë, ose sa një e dhjeta e tregtisë me SHBA dhe BE./ SI

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy