
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) qëlloi për vdekje një anëtar të delegacionit të parë të Ukrainës në negociatat me Rusinë.
Ai është Denys Kireev, i cili dyshohej se dërgonte informacione në Rusi, tha deputeti Oleksiy Honcharenko.
Advertisement
“Gjatë arrestimit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës qëlloi për vdekje një anëtar të delegacionit negociues ukrainas Denys Kireev. Dyshohej për tradhti të lartë”, shkroi Honcharenko në kanalin e tij Telegram.
Ai pretendon se Shërbimi i Sigurimit kishte prova të qarta për tradhtinë e Kireev, duke marrë shkas nga bisedat telefonike.
Advertisement