Ministri i Tajvanit paralajmëron Kinën: Nëse na sulmoni do të ketë pasoja të rënda edhe për ju

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Tajvanit paralajmëron Kinën: Nëse na sulmoni do të ketë pasoja të rënda edhe për ju

Ministri i Mbrojtjes ë Tajvanit, Ciu Kuo-cheng, ka thënë se Kina dhe Tajvani do të paguajnë së bashku një çmim të rëndë nëse Pekini përpiqet të ndërmarrë një pushtim të ngjashëm si ai i Rusisë ndaj Ukrainës.

Duke folur për gazetarët para një sesioni parlamentar ku do të diskutohet pikërisht pushtimi rus i Ukrainës, Chiu tha se nëse ka një luftë, për të qenë i sinqertë, do të ketë pasoja të rënda, madje edhe për fituesit. Po ndjekim me qetësi zhvillimet dhe po përgatitemi në përputhje me rrethanat.”

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka rivënë në alarm Tajvanin, shtet i cili mund të përballet me të njëjtin skenar.

Tajvani e konsideron veten si komb të pavarur me qeverinë e saj. Por Kina e ka shikuar prej kohësh ishullin si një provincë të shkëputur dhe ka premtuar se një ditë do ta rimarrë atë.

Advertisement

Javën e kaluar, fraza “Ukraina sot, Tajvani nesër” pushtoi mediat sociale në Tajvan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy