minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Alarm në një bazë të marinës amerikane, FBI: Ka lidhje me terrorizmin - Struga.info


Alarm në një bazë të marinës amerikane, FBI: Ka lidhje me terrorizmin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alarm në një bazë të marinës amerikane, FBI: Ka lidhje me terrorizmin

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara tha se të shtënat në një bazë të marinës amerikane në Teksas, më 21 maj, “ishin të lidhura me terrorizmin”.

Nga të shtënat u plagos një pjesëtare e marinës, e cila po punonte në një pikë kontrolli të sigurisë.

Edhe pse u plagos, ajo ishte në gjendje të aktivizonte një pengesë, duke e parandaluar personin e armatosur që të futej në bazë.

Pjesëtarja e marinës është në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi ushtria amerikane.

Advertisement

Sulmuesi mbeti i vdekur në vendngjarje, tha FBI.

FBI nuk bëri të ditura detaje në lidhje me sulmuesin, apo pse hetuesit besojnë se incidenti ishte i lidhur me terrorizmin.

Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha se po punonte me agjencitë shtetërore dhe lokale për të zhvilluar hetimet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy