minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kryeministri britanik ka frikë se Rusia do të përdorë armë kimike - Struga.info


Kryeministri britanik ka frikë se Rusia do të përdorë armë kimike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri britanik ka frikë se Rusia do të përdorë armë kimike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për një përpjekje “cinike” për të krijuar një pretekst për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë.

Johnson tha se ka frikë se regjimi “barbar” i Kremlinit mund të jetë gati të përdorë armët e ndaluara, pasi forcat e tij nuk kanë arritur të bëjnë përparimin e pritur.

Duke folur për Sky News, Johnson tha se gjërat që po dëgjoni për armët kimike, “janë drejtpërdrejt nga libri i tyre i lojës”.

“Ata nisin e thonë se ka armë kimike, që janë grumbulluar nga kundërshtarët e tyre ose amerikanët. Dhe, kur ata vetë i pozicionojnë armët kimike – e kam frikë se mund ta bëjnë – ata i kanë gati këto pretendime të rreme”, tha Johnson.

Advertisement

“Është një qeveri cinike, barbare, kam frikë”, shtoi Johnson.

Më herët, SHBA lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për përdorimin e mundshëm të armëve kimike ruse.

Pretendimet e Rusisë se SHBA-ja ka laboratorë të armëve biologjike dhe se ka pozicionuar armë kimike në Ukrainë janë “një mashtrim i dukshëm”, në përpjekje për të justifikuar sulmet e tjera të paramenduara, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy