Rusia dëgjon të vërtetën nga televizioni shtetëror: Pushtimi i Ukrainës edhe më i keq se ai i Afganistanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia dëgjon të vërtetën nga televizioni shtetëror: Pushtimi i Ukrainës edhe më i keq se ai i Afganistanit

Rusëve iu transmetua një pjesë e së vërtetës në lidhje me luftën në Ukrainë mbrëmjen e së enjtes në një nga televizionet shtetërore me shikueshmërinë më të lartë.

Të ftuarit u shprehën se pushtimi që Rusia po i bën Ukrainës është edhe “më i keq” se ai i sovjetikëve në Afganistan, i cili solli edhe rrëzimin e Bashkimit Sovjetik.

Semyond Bagdasarov, një akademik, i ftuar në një emision në televizionin “Russia 1”, i bëri thirrje presidentit Vladimir Putin që t’i jepte fund sulmit, ndërsa paralajmëroi se aleatët si Kina e India, mund t’i kthejnë shpinën shumë shpejt Rusisë.

“Kanë më shumë njerëz që luftojnë dhe janë më të trajnuar se ne në përdorimin e armëve. Nuk na duhet kjo. Mjaft më. Nëse këto pamje do të shndërrohen në një fatkeqësi humanitare, edhe aleatët tanë si Kina dhe India do të detyrohen të distancohen nga ne”, tha Bagdasarov.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy