
Sot është shënuar dita e 20-të e luftës Rusi-Ukrainë, ndërsa kjo e fundit ka paralajmëruar për sulm ajror rus në mbarë vendin.
Kjo deklaratë vjen pasi kryeqyteti i vendit, Kiev shpalli një shtetrrethim 35-orësh për shkak të granatimeve të vazhdueshme.
Shtetrrethim do të vendoset nga mbrëmja e sotme deri të enjten në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.
Sulmet ajrore vazhduan në rajonin e Kievit gjatë natës, duke përfshirë në periferitë veriperëndimore të Irpin, Hostomel dhe Bucha. Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë.
Advertisement