minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi konstaton se Ëmbla ka qenë e diskriminuar - Struga.info


Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi konstaton se Ëmbla ka qenë e diskriminuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët më së shumti ankoheshin për diskriminim në vendin e punës, veçanërisht në arsim dhe përkatësi politike.

Ëmbla e vogël nga Gostivari, një vajzë me sindromën Down, e cila ishte penguar të vijojë mësimin e rregullt në një klasë, është diskriminuar, ka konstatuar Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni ka hapur rast për Ëmbla Ademin më 3 shkurt. Anëtarët e Komisionit, për një periudhë dy javore, dëgjuan të gjithë palët e interesuara prindërit e Ëmblës, mësuesit dhe psikologun e shkollës, mjekun e Ëmblës, por edhe prindërit e fëmijëve të tjerë të klasës, të cilët kundërshtuan që Ëmbla të vijonte mësimet e rregullta me shokët e klasës, duke deklaruar se ajo kishte sjellje agresive dhe i trembte fëmijët e tjerë në klasë.

Kryetari i Komisionit, Kire Vasilev, i pyetur nga “Nova” tha se në rastin konkret pas bisedimeve është konstatuar diskriminim dhe janë dhënë rekomandime.

Advertisement

“Tani ajo që duhet të bëjmë është të monitorojmë nëse rekomandimet e dhëna shkollës dhe vetëqeverisjes lokale janë zbatuar. Nëse nuk zbatohen, do të duhet të iniciojmë procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente”, thotë Vasilev.

Babai i Ëmblës, Ilir Ademi, për “Nova” tha se janë në komunikim të vazhdueshëm si me Komisionin për Mbrojtje dhe Parandalimin e Diskriminimit ashtu edhe me Avokatin e Popullit./Telegrafi/

The post Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi konstaton se Ëmbla ka qenë e diskriminuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy