minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Gjermani-Turqi duan armëpushim në Ukrainë/ Johson: Bota nuk mund të varet nga shantazhet e Putin - Struga.info


Gjermani-Turqi duan armëpushim në Ukrainë/ Johson: Bota nuk mund të varet nga shantazhet e Putin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermani-Turqi duan armëpushim në Ukrainë/ Johson: Bota nuk mund të varet nga shantazhet e Putin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ritheksuan edhe njëherë qëndrimin e tyre të palekundër ndaj ukrainës.Në një konferencë të përbashkët në Ankaraa ata dënuan ashpër sulmet ruse ndërsa kërkuan armëpushim të mënjëhershëm.

 

OLAF SCHOLZ

KANCELAR I GJERMANISË

Advertisement

 “Ne jemi të dy tërësisht në unanimitet në dënimin e ndërhyrjes së dhunshme të Rusisë në Ukrainë çdo ditë që kalon. Me çdo bombë Rusia largohet gjithnjë e më shumë nga rrethi i bashkësisë ndërkombëtare, që krijojmë ne së bashku.”

 

RECEP TAYYIP ERDOGAN

PRESIDENT I TURQISË

Advertisement

“Ne do të vazhdojmë   bashkëpunmin  për të arritur në një armëpushim të qendrueshëm. Jemi të një mendimi, se duhet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike. Duhet gjithashtu që menjëherë të krijohen korridore të sigurta për civilët.”

 

Turqia e konsideron veten si ndërmjetësuese. Të enjten ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, u takuan për herë të parë që nga fillimi i luftës në Antalia, por bisedimet u mbyllën pa rezultate konkrete.

 

Advertisement

Ndërkohe, Kryeministri i britanisë, Boris Johnson ka deklaruar se perëndimi duhet t’i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse.

 

BORIS JOHNSON

KRYEMINISTËR I BRITANSË SË MADHE

Advertisement

“Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm. Përsa kohë perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka për të shfrytëzuar këtë mundësi”

 

Nga ana tjetër, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden siguroi se do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë, ushqime dhe para. Në një postim në Tëitter, Biden tha se uashingtoni do t’i mirëpresë  të gjithë refugjatët ukrainas.

Ndërkaq presidenti volodymyr zelensky do të mbajë një fjalim virtual në Kongresin amerikan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy