Lihet i lirë kryetari i qytetit rus, Melitopol, Ivan Fedorov, i cili u rrëmbye javën e kaluar nga forcat ruse.
Ai ka shpërndarë një video, teksa dëgjohet duke biseduar në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.
Advertisement
Autoritetet ukrainase kishin konfirmuar se Fedorov ishte rrëmbyer nga forcat ruse të premten e kaluar. Disa pamje treguan se ai po largohej nga ndërtesa qeveritare e qytetit, me sa duket i rrethuar nga ushtarë rusë.