minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë, të paktën 4 të vdekur - Struga.info


Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë, të paktën 4 të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë, të paktën 4 të vdekur

Katër ushtarë amerikanë mbetën të vrarë pas përplasjes së avionit të tyre gjatë një stërvitje të NATO-s.

Lajmi u bë i ditur të shtunën nga kryeministri i Norvegjisë.

Jonas Gahr Støre shkroi në Twitter se ende po hetohet shkaku i incidentit ajror.

“Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s ‘Përgjigjja e Ftohtë’”, shkruan fillimisht Gahr Store.

Advertisement

Ai ndau ngushëllimet për familjet, të afërmit dhe bashkëluftëtarët e ushtarëve.

Avioni ishte një V-22B Osprey që i përket Trupave Detare të SHBA-së, thanë forcat e armatosura të Norvegjisë.

Aeroplani kishte një ekuipazh prej katër vetësh dhe ishte në një mision stërvitor në kontenë Nordland në Norvegjinë veriore.

Mjeti fluturues ishte në rrugën e tij drejt veriut për në Bodø, ku ishte planifikuar të ulej pak para orës 18:00.

Advertisement

Avioni u rrëzua në Gråtådalen në Beiarn, në jug të Bodo-s.

Në orën 01:30 të mëngjesit të së shtunës, policia mbërriti në vendngjarje dhe konfirmoi se ekuipazhi prej katër personash kishte vdekur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy