
Sot parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike por edhe rënie e metejshme e temperaturave për shkak të masave ajrore me origjinë verilindore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore dhe ne zonen jugore ne pjesen e pare te dites.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 2-7m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina me shpejtësi që arrinë deri në 14m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 6°C , në zona e ulëta -3 deri 14°C, në zona bregdetare -0 deri 13°C.
Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme por njëkohësisht të ftohta me origjinë verilindore. Moti parashikohet i kthjellët me vranesira te pakta kalimtare dhe i ftohtë. Ngricat do të jenë të pranishme në zonat malore gjatë orëve të mëngjesit.
Pjesa më e madhe e Kontinentit Europian parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht me diell por dhe vranësira te dendura ne Gadishullin Iberik por pa reshje shiu. Gadishulli Apenin dhe pjesa juglindore e Europes parashikohen me mot të paqëndrueshëm te shoqeruara me reshje shiu me intensitet te ulet, lokalisht mesatar ne pjesen jugore te tij dhe rreshje bore ne Rajonin e Ankarase.