
Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviç tha se më shumë se 8 mijë e 300 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Kraoci deri më tani.
“Kroacia reagoi me vendosmëri, por pas asaj që po ndodh në terren, është e sigurt se do të duhet të llogarisim në pasoja të ndryshme për qytetarët e zakonshëm, sepse, për fat të keq, faza më e keqe e luftës nuk ka ardhur ende,” tha Bozinoviç.
Bozhinoviç tha se mijëra e dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga Ukraina, kështu që një numër i shtuar i ardhjeve mund të pritet në të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Kroacinë, raportoi Index.hr
Ai tha se janë shpallur ftesa publike për rreth 10 mijë njësi akomodimi në të gjithë Kroacinë, duke shtuar se rreth 40 për qind e grave dhe 40 për qind e fëmijëve kanë mbërritur në Kroaci, pjesa tjetër janë burra dhe se të gjithë do të marrin rreth 2,500 kuna (rreth 350 euro).