
Rusia bëri të ditur se do ti përdore armët bërthamore vetëm nëse do të vihet në diskutim ekzistenca e saj si shtet.
Deklarata u bë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sikursre bëri të ditur agjencia shteterore e lajmeve ruse Tass.
Ngsa ana tjetër Perëndimi pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë ditën e enjte sikurse bëri të ditur këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.
E enjtja është dita në të cilën presidenti Joe Biden pritet të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe samitin e NATO-s në Bruksel.
Gjatë udhëtimit në Evropë, presidenti amerikan Joe Biden do të sqarojë “se Perëndimi është i bashkuar në mbrojtjen e demokracisë.
“Putin mendoi se do të na ndante, por ne kurrë nuk kemi qenë kaq të fortë në dekadat e fundit. Ne jemi me Ukrainën dhe do të sigurojmë që Putini të paguajë një çmim të rëndë ekonomik për aksionet e tij.”