
Gjykata e Tiranës rrëzoi pezullimin nga detyra, për kreun e federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka. I njëjti vendim u dha edhe për sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulkun.
Pas këtij vendimi, dy zyrtarët e lartë të federatës mund të ushtrojnë funksionet e tyre pa asnjë pengesë, edhe pse po hetohen në gjendje të lirë nga prokuroria.
Advertisement
Armand Duka dhe Ilir Shulku akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në procesin e zgjedhjeve të federatës.