
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka kareaguar pas vendimit të OKB për pezullimin e Rusisë në Këshillin e të drejtave të Njeriut.
Xhaçka shkruan se kjo tregon neverinë që bota ndjen ndaj krimeve mizore të luftës të Rusisë në Ukrainë.
Advertisement
“Asambleja e Përgjithshme e OKB votoi me shumicë dërrmuese se nuk ka vend për Rusinë në Këshillin e të drejtave të Njeriut. Kjo nuk tregon vetëm se sa e izoluar është Rusia . Tregon gjithashtu neverinë që bota ndjen ndaj krimeve mizore të luftës të Rusisë në Ukrainë . Këto krime duhet të hetohen”, shkruan Xhaçka.