
Presidenti Ilir Meta, në një konferencë me gazetarët, ka ngritur shqetësimin e nivelit të cilësisë së arsimit në vend, pas publikimit të raportit të fundit që e rendiste Shqipërinë të fundit në rajon në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve.
Ky rezultat, sipas kreut të shtetit, është kambanë alarmi.
“Shqipëria e fundit në Europë dhe Rajon. Ky rezultat për arsimin është kambane alarmi. Është kambanë që bie jo vetëm për qeverinë, por dhe për shoqërinë civile dhe për organizatat rinore. Është e papranueshme se sipas INSTAT, më pak se 30% e popullsisë, të jetë me arsim të mesëm. Vetëm 20% e vajzave dhe grave të zotërojnë arsim të mesëm. Arsimi 9-vjeccar që është i detyrueshëm. S’e meritojmë renditjen në fund të rajon dhe Europë për shkak të nivelit të ulët të investimeve. Kjo eshte braktisje masive nga rinia te vendit”, tha ai.