Sindikata e Arsimit pret ofertë nga Qeveria e Maqedonisë, greva vazhdon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Qeveria ende nuk po arrijnë të dakordohen për pagat në arsim. Edhe pse para dy ditëve, kryesia e SASHK-ut u pajtua me ofertën e re të Qeverisë, prej 12 për qind rritje të pagave për mësimdhënësit, anëtarësia e SASHK-ut dje hodhi poshtë një ofert të tillë, si rrjedhojë edhe sot vazhdon greva në shkollat fillore dhe të mesme. Ndërkaq, Këshilli i SASHK-ut në bazë të deklarimit të organizatave sindikale nga kopshtet e fëmijëve ka marrë vendim që në çerdhe greva të pezullohet.

Përfaqësuesja e SASHK-ut sot tha se edhe pas refuzimit të ofertës së Qeverisë përsëri presin që edhe më tej të vazhdojnë bisedimet për rritjen e pagave. E pyetur për kërkesën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, që drejtorët e shkollave të organizojnë mësim për nxënësit, ajo tha se ata e kanë obligim ligjor që të gjejnë zëvendësmësuse përderisa mësimdhënësit e rregullt janë në grevë.

“Para së gjithash dyert e shkollave nuk kanë qenë asnjëherë të mbyllura, kanë qenë të hapura, por nxënësit nuk vijnë, mësimdhënësit edhe sot janë në vendet e tyre të punës, por megjithatë janë në grevë, çka domethënë se greva vazhdon, nuk ka ndërprerje. Drejtorët e shkollave kanë urdhër nga ministria dhe duhet të veprojnë ashtu siç i ka urdhëruar ministria, dhe ajo është të organizojnë mësim, që është detyrim i drejtorëve të organizojë mësim, domethënë kërkohen zëvendës mësues përderisa ka, dhe në këtë mënyrë do të zëvendësohen edhe orët e humbura. Sa i referohet dialogut social, presim të vazhdojë edhe më tej, megjithatë duhet të marrim ftesë nga partneri jonë social”, theksojnë nga SASHK

SASHK-u tashmë për herë të dytë e refuzon propozimin qeveritar për rritje të rrogave, sepse ende nuk e kanë arritur atë që kanë kërkuar. Qeveria fillimisht propozoi rritje të rrogave prej 10 për qind, e më pas në 12 për qind, por SASHK-u kërkon rritje prej 18,4 për qind dhe harmonizim të rrogave të tjera me rrogën minimale dhe greva do të vazhdojë derisa nuk gjendet zgjidhje kompromisi për të dyja palët.

Advertisement

Këshilli i SASHK-ut ka paralajmëruar që të mërkurën më 4 maj 2022 të organizojë protestë masive para Qeverisë./Shenja/

The post Sindikata e Arsimit pret ofertë nga Qeveria e Maqedonisë, greva vazhdon appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy