minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Koronavirusi mbyll “parajsën ekzotike”, nuk lejohen turistët këtë sezon (FOTO) - Struga.info


Koronavirusi mbyll “parajsën ekzotike”, nuk lejohen turistët këtë sezon (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koronavirusi mbyll “parajsën ekzotike”, nuk lejohen turistët këtë sezon (FOTO)

Shumë shtete janë duke bërë plane për të mirëpritur turistët e huaj gjatë kësaj vere të vështirë, por e kundërta ndodh me Tajlandën, një nga destinancionet më tërheqëse në botë, e cila nuk ka në plan të hapë kufijtë, për shkak të frikës nga pandemia e koronavirusit.

Koronavirusi u përhapur në muajin mars në Tajlandë, por sërish rastet dhe numri i vdekjeve nuk ishte i lartë. Deri tani raportohen 3,054 persona të prekur dhe 57 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ishulli Phuket, i cili ishte një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në Tajlandë, mbetet i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm. Fluturimet funksionojnë vetëm për të riatdhesuar shtetasit tajlandezë që kanë mbetur jashtë vendit.

Por ndërsa turistët e huaj nuk do të lejohet të pushojnë në Tajlandë, hotelet janë bërë gati për të pritur turistët vendas, të cilët do ta shijojnë këtë verë të pashqetësuar nga të huajt e shumtë që udhëtojnë çdo vit në këtë shtet. Aktualisht, Tajlanda ka hapur restorantet, por klientëve nuk u shërbehet alkool, ndërsa duhet të ruajnë edhe distancën prej 1,8 metrash nga njëri-tjetri. Baret dhe klubet e natës mbetet të mbyllura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy