minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Reporteri që mbron kafshët “ekzekuton” një elefant, del videoja që po bën xhiron e botës - Struga.info


Reporteri që mbron kafshët “ekzekuton” një elefant, del videoja që po bën xhiron e botës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reporteri që mbron kafshët “ekzekuton” një elefant, del videoja që po bën xhiron e botës

Reporteri që mbron kafshët “ekzekuton” një elefant, del videoja që po bën xhiron e botësIvan Carter është reporteri që ka sjellë dokumentarë të shumta të botës së egër, ndërsa gjithnjë promovohej si mbrojtës i kafshëve dhe i të drejtave të tyre.

Si aktivist i projekteve të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, Carter ishte i përfshirë në një program, për rikthimin e tigrave, që ishin larguar nga një zonë e Mozambikut.

Por, në një video që është shpërndarë së fundmi, shihet teksa qëllon mbi një elefant, ndërsa lavdëron pushkët e gjata për gjueti. Ai vlerëson shumë armën e prodhuesit gjerman Heym, duke thënë se goditja e tij me veprim të dyfishtë, ua mundëson gjuetarëve të trofeve të sigurojnë një vrasje të shpejtë.

Në një video, gjahtari i lindur në Zimbabve i dërgon shikuesit nëpër savanë drejt një luani, që grup e kishte “plagosur disa orë më parë”. “Plumbi i parë që e shkrepa, i shkoi poshtë mjekrës dhe e rrëzoi menjëherë për tokë”, ka thënë Carter, për një luan që e qëlloi.

Advertisement

Duke qëndruar krenar pranë luanit të plagosur që hungërinte rëndë, ai tregonte edhe për kafshët tjera që janë qëlluar nga gjuetarët. Me shfaqjen e këtyre pamjeve, tregohet ana e errët e këtij reporteri, ndërsa bien në dyshim edhe fondet të cilat ai i ka mbledhur, lidhur me projektet për mbrojtjen e kafshëve. Meqenëse pamjet janë shumë të rënda, është shpërndarë vetëm një pjesë, ku ai shihet duke e qëlluar një elefant. /Telegrafi/


Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy