
Policia e Mineapolisit ka shkaktuar me aplikimin e saj të masës bllokuese të vendosjes së gjurit në qafë ndaj të dyshuarve, 44 incidente. 44 të arrestuar kanë humbur ndjenjat nga kjo masë bllokuese, pasi për ta ka qenë e papërballueshme që të duronin gjurin e një punonjësi policie në qafë.
Për ekspertët diçka e tillë është atipike, duke qenë se në Mineapolis ka pak më shumë se 400 mijë persona.
Sipas tyre, përdorimi i forcës është tejkaluar nga agjentët.
Advertisement
Bllokimet nga qafa janë përdorur në 5 vitet e fundit 237 herë nga policia e qytetit, ku në 16% të rasteve, të dyshuarit kanë humbur ndjenjat.