minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
62 vjeçarja nga Shkupi rrëzohet nga trotineti elektrik, pëson lëndime të rënda - Struga.info


62 vjeçarja nga Shkupi rrëzohet nga trotineti elektrik, pëson lëndime të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në shtegun e biçikletave përgjatë shëtitores së lumit Vardari në Shkup, një grua 62-vjeçare nga Shkupi ka humbur kontrollin teksa ngiste trotinetin elektrik dhe është rrëzuar.

Ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Më datë 12.05.2022 në ora 20:30 është raportuar se në shtegun e biçikletave përgjatë shëtitores së lumit Vardar, personi me inicialet S.D (62 vjeçare) nga Shkupi duke drejtuar trotinetin elektrike ka rënë në shtegun e biçikletave. 62 vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet për mjekim në ISHP “Sistina”. Kontrolli në vendngjarje është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

The post 62 vjeçarja nga Shkupi rrëzohet nga trotineti elektrik, pëson lëndime të rënda appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy