minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Afrim Gashi edhe për katër vjet do të jetë kryetar i Alternativës - Struga.info


Afrim Gashi edhe për katër vjet do të jetë kryetar i Alternativës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

600 delegatët e Kongresit të parë të partisë Alternativa ia ka dhënë besimin kryetarit të deritanishëm, Afrim Gashi, që edhe në katër vitet e ardhshme, ai të jetë në krye të partisë.

Pas mbarimit të punimeve të Kongresit, Gashi në një prononcim për mediat, u shpreh se vendimi i Kongresit partiak është nderë dhe respekt për të.

“Në mënyrë demokratike Kongresi votoi programin, statutin, votoi Kuvendin e ri Qendror, njëkohësisht Kongresi sot më dha edhe një mandat 4 vjeçare për të udhëhequr partinë Alternativa. Kjo është nderë dhe respekt për mua dhe unë besoj që nuk do t’i zhgënjejë, edhe aktivistët e Alternativës, edhe votuesit, por edhe gjithë qytetarët të tjerë, për shkak se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për mua”, tha Afrim Gashi.

Ndryshe, në kongres, ashtu siç pritej, nuk ishte i pranishëm deputeti i kësaj partie Skënder Rexhepi, edhe pse në video-materialin e shkurtër të përgatitur për historinë e Alternativës, Rexhepi në pothuajse çdo pjesë ishte krah liderit të partisë Afrim Gashi./Telegrafi/

Advertisement

The post Afrim Gashi edhe për katër vjet do të jetë kryetar i Alternativës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy