
Një 43-vjeçar humbi jetën pasi zetori me të cilin po punonte u përmbys dhe e zuri poshtë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Boçovë, të Fierit.
Shtetasi Eduart Metushi, 43 vjeç ishte duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë.
Fatkeqesisht ai ka ndërruar jetë.
Advertisement
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.