Arrestohet një 27-vjeçar nga Likova, ka tentuar të marrë kredi me letërnjoftim të një personi tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga MPB njoftojnë se dje kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Likova, pasi i njëjti ka tentuar të marrë kredi me një dokument të personit tjetër.

“Me datë 25.05.2022 në ora 14:55, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar R.Z. (27) nga fshati Sllupçan i Likovës, pasi ka tentuar të marrë kredi të shpejtë me të dhënat e letërnjoftimit të një personi tjetër.

Ai është ndaluar në stacionin policor të Kumanovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Arrestohet një 27-vjeçar nga Likova, ka tentuar të marrë kredi me letërnjoftim të një personi tjetër shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy