minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Isha nervoze”, Meghan Markle reagon për herë të parë për vrasjen e George Floyd: Nuk mund të prekej… (FOTO) - Struga.info


“Isha nervoze”, Meghan Markle reagon për herë të parë për vrasjen e George Floyd: Nuk mund të prekej… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Isha nervoze”, Meghan Markle reagon për herë të parë për vrasjen e George Floyd: Nuk mund të prekej… (FOTO)

“Isha nervoze”, Meghan Markle reagon për herë të parë për vrasjen e George Floyd: Nuk mund të prekej… (FOTO)

Dukesha e Sussez, Meghan Markle, ka vendosur që të thyej heshtjen e saj rreth vrasjes së George Floyd. Teksa mbante një fjalë në shkollën e saj të vjetër në Los Angeles, ajo u shpreh se “jeta e zezë ka rëndësi”.

Markle shtoi se nuk kishte folur më herët rreth kësaj vrasje pasi kishte qenë “nervoze”. Në fjalën e saj, ajo nuk la pa kujtuar edhe afrikano-amerikanët e tjerë të vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga policia gjatë këtyre viteve të fundit.

“Jeta e George Floyd kishte rëndësi dhe jeta e Breonna Taylor kishte rëndësi dhe jeta e Philando Castile kishte rëndësi dhe jeta e Tamir Rice kishte rëndësi”, tha 38-vjeçarja.

Advertisement

Kujtojmë se tre personat e tjerë që përmend nga Markle u vranë nga policia amerikane gjatë gjashtë viteve të fundit.

“Nuk isha e sigurt se çfarë mund të thosha. Doja të thosha gjënë e duhur dhe u nervozova se mos nxirrej nga konteksti. Po e kuptoj tani që gjëja më e gabuar që mund të them është të mos them asgjë.

Unë isha 11 ose 12 vjeç dhe kishte këto çrregullime të shkaktuara nga një akt i pakuptimtë i racizmit. Më kujtohet shtetrrethimi dhe mbaj mend kur shkova në shtëpi ndërsa pashë hirin që binte nga qielli, erë tymi dhe pashë që flakët mbështillnin ndërtesat … dhe ato kujtime nuk zhduken.

Më vjen shumë keq që ju duhet të rriteni në një botë ku kjo është akoma e pranishme. Por ka ende një rreze shprese, kemi parë policë që janë ndërgjegjësuar po shohim gjeste solidariteti, ne po shohim bashkësi që mblidhen dhe përpiqen të rikuperojnë”, u shpreh ish-aktorja e famshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy