minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kumanova do të ndihmojë Likovën me burime gjatë orës policore - Struga.info


Kumanova do të ndihmojë Likovën me burime gjatë orës policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kumanova do ta ndihmojë Likovën me burime në ballafaqimin me epideminë e koronavirusit, gjatë karantinës do të punojnë operatorët ekonomikë të cilët vetëm do të duhet të marrin leje për lëvizje. Këto janë disa nga përfundimet e seancës së 45-të të ditës së sotme të Shtabit Komunal të Krizave në Kumanovë.

“Për shkak të situatës faktike me përhapjen e virusit Kovid-19 në territorin e Komunës fqinje të Likovës, kërkojmë nga Qeveria që të përgatisë një plan të veçantë për veprim në territorin e kësaj komune, sepse Komuna e Likovës dhe Komuna e Kumanovës janë komuna të ndërlidhura territoriale nga njëra komunë në tjetrën, me qëllim që të zvogëlohen rreziqet e epidemisë dhe për ta mbrojtur Komunën e Kumanovës nga përhapja dhe kthimi i epidemisë”, theksohet në kumtesën e shtabit.

Gjatë fundjavës, qytetarët do të mund të kontaktojnë për informacione në numrin e telefonit kujdestar 078/365 – 061, ndërsa fermerët për lëvizje në orën e policisë në numrin 075/273 – 192. Shtabi i informon paraprakisht operatorët ekonomikë të përzgjedhur, tregjet, dyqanet se mund t’i pajisin qytetarët me produkte gjatë ndalesës së lëvizjes, por ata vetë do të duhet t’i marrin miratimet e duhura për lëvizje dhe kryerjen e veprimtarisë.

The post Kumanova do të ndihmojë Likovën me burime gjatë orës policore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy