minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Gledis Nano në SHBA, takime me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë - Struga.info


Gledis Nano në SHBA, takime me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gledis Nano në SHBA, takime me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet në SHBA, për një vizitë pune disaditore.

 

Ai udhëtoi në Washington DC, me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Advertisement

Në ditën e parë të vizitës, Nano takoi në Washington DC, ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Floreta Faber.

 

Gjithashtu, Gledis Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

 

Advertisement

Qëllimi i takimeve që Drejtor Nano po zhvillon me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

 

Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy